FOTO/ Aksident në Tiranë, makina përplaset me motoçikletën

Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në rrugën “Hoxha Tahsin” në kryeqytet.

Mësohet se një makinë është përplasur me një motorçikletë, drejtuesi i së cilës ka mbetur i lënduar.

Siç shihet dhe nga pamjet e mbërritura në redaksinë e “Ora News” menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.