PSHD: Greqia po futet në punët tona të brendshme, do të pengojë anëtarësimin në BE me “Belerin”

Në një intervistë për Ora News, përfaqësues të Partisë Shpresa Demokrate, u shpreh se Beleri pretendon se është minoritet, që nuk është, ndërsa është përfshirë në vjedhje votash.

Ata thanë se nuk është normale që Greqia ka thënë se do të pengojë anëtarësimin tonë në BE. Greqia është futur shumë në çështjen tonë të brendshme, kur e di se Çamëria është tokë shqiptare.

“Shqetësimi i madh është krijuar tek çdo njeri që është për bashkim kombëtar dhe që është në rangjet e larta dhe kërkon bashkim kombëtar. Ne kërkojmë që bashkimi kombëtar të vijë jo vetëm nga ne, por edhe nga aleati ynë amerikan që është kudo. Ka ndodhur diçka e paprecedentë, ku Beleri pretendon se është minoritet dhe që nuk është, ndërsa është përfshirë në vjedhje votash.

Nuk është normale që Greqia ka thënë se do të pengojë anëtarësimin tonë në BE. Greqia është futur shumë në çështjen tonë të brendshme, kur e di se Çamëria është tokë shqiptare. Ka plot troje që vendin ynë duhet t’i kërkojë dhe nuk kanë hequr ligjin e luftës dhe po ndikon shumë me Himarën duke krijuar panik për ta penguar vendin tonë. Kjo është e padrejtë dhe duhet të reagojë shteti shqiptar.”