Arrestohet polaku në Tiranë, ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje e mbetur në tentativë

Është arrestuar në Tiranë Dominik Orloëski, i datëlindjes 03.02.1995, lindur në Poloni.

Ai ishte i shpallur  në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e shtetit të Polonisë.

Ndaj këtij shtetasi ka një masë  “arrest me burg”  si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje e mbetur në tentativë”, vepër e kryer në Gdansk, Poloni.