Ylli Manjani në protestën në Himarë për Belerin: Arrestimi është i paligjshëm, të respektohet demokracia
Ish-ministri Ylli Manjani, i cili ndodhet në protestën që po zhvillohet në Himarë, për lirimin e Fredi Belerit që u zgjodh kryebashkiak në Himarë ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai e konsideroi arrestimit e Belerit të paligjshëm, ndërsa theksoi se çështja ‘Beleri’ po trajtohet ndryshe nga ajo e Azgan Haklajt në vitin 2001 që u zgjodh deputet ndërsa ishte në paraburgim, duke theksuar se demokracia duhet të respektohet.
“Jam de fakto banor i jugut. Në profesion jam avokat dhe kam konstatuar dhe konstatoj se arrestimi i Belerit është i paligjshëm dhe i padrejtë. Është një ndalim që nuk duhet të ndodhte. Në vitin 2001 në Kuvendin e Shqipërisë ka hyrë një person që u zgjodh nga populli i Tropojës në dhomat e paraburgimit. Bëhet fjalë për Azgan Hakljan, që u zgjodh deputet. Pse po trajtohet ndryshe Fredi Beleri. Kjo nuk është çështja e Fredi Belerit, por çështja e demokracisë dhe kjo duhet të respektohet me çdo kusht” - tha ai.
