Balla: "Maldivet e Europës" të mbrohen nga çdo formë e krimit mjedisor, duhet ndëshkim ekzemplar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të mbrohet Saranda nga ndërtimet pa leje.

Balla e cilësoi Sarandën si "Maldivet e Europës" dhe duhet të mbrohet nga cdo formë e krimit mjedisor.

Balla kërkoi ndëshkim ekzemplar.

Postimi i plote:

Ta mbrojmë me çdo kusht Sarandën, “Maldivet e Europës” nga çdo formë e krimit mjedisor. Të mos lejojmë që gabimet e së shkuarës të përsëriten më kurrë. Ai ndërtim pa leje që u shfaq dy ditë më parë duhet të na vendosë të gjithëve në alarm.

Si ka mundësi? Duhet ndërshkim ekzemplar dhe rikthim të menjëhershëm në gjendjen e mëparshme. Dua një rol të ri të institucionit të Prefektit dhe Nënprefektit në territor dhe shumë shpejt do të çojmë në Kuvend ndryshimet ligjore për këtë qëllim. Duhet që ju të koordinoni task-forcat kundër fenomenit të zjarr-vënies.