Balla takon ambasadorin e Turqisë, Atay: Bashkëpunim mes dy vendeve në luftën kundër trafiqeve të paligjshme

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar sot me abasadorin e Turqisë Tayyar Kagan Atay.

Balla me ambasadorin e Turqisë ka biseduar mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër trafiqeve të paligjshme. 

Postimi i Balles ne Facebook:

Me Ambasadorin e Turqisë Tayyar Kagan Atay biseduam sot mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të ndryshme të krimit, duke vënë theksin tek rritja e efiçencës së hetimeve të përbashkëta.