Mjekja logopede, Helshani: Përfitimet e trajtimit logopedik për fëmijët me probleme të zhvillimit të gjuhës

Mjekja logopede, Kledina Helshani ishte e ftuar në studion e Ora News. Mjekja foli për përfitimet e trajtimit logopedik për fëmijët me probleme të zhvillimit të gjuhës si dhe kapërcimi i pengesave të komunikimit.

"Logopedia vitet e fundit është futur furishëm në Shqipëri. Varet nga pjesa e diagnozës, belbëzimi më të dëgjuar e kupton se ai person vuan nga belbëzimi. Prindi duhet të jetë i vëmendshëm. Deri 12 muaj fëmija duhet të ketë thënë fjalën e tij të parë. Nëse deri atë moshë fëmija nuk reagon, duhet të shkojë për konsultë tek logopedi.

Jo gjithmonë janë të lindura. Nëse babai ka folur në një kohë të vonë edhe fëmija mund të flasë më vonë. Fëmija në fillim nuk duhet të ketë kontakte me ekranin. Në Shqipëri zakonisht janë rastet e belbëzimit. Në rastin e belbëzimit më mirë të vish si fëmijë në spital sesa i rritur.

Është i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm. Nëse shikoni se fëmija është mbrapa me zhvillimin gjuhësor në krahasim me bashkëmoshatarët e tjerë, drejtohuni tek mjeku logoped", tha ndër të tjera mjekja logopede Helshani.