Keisi Medini feston ditëlindjen, Sabiani emocionon me dedikimin e tij

Keisi Medini e nisi këtë të martë me urimet e shumta menjëherë sa akrepat e orës shënuan 00:02 për 23 vjetorin e lindjes së saj.

Dhe ditën e sotme nuk kishte si të mungonte njeriu i jetës së saj, babi Sabiani, i cili përcolli përmes rrjeteve sociale urimin e veçantë.

Keisi Medini feston ditëlindjen, Sabiani emocionon me dedikimin e tij

“Sot do të marrësh miliona urime, por babi të uron dhe kujdeset për ty çdo ditë. Nuk mjafton një ditëlindje për të kujtuar vlerën tënde në jetën time.

Se jo vetëm ti, por tashmë e gjithë bota e di se ti je drita e syve të mi. Falënderoj zotin në çdo moment që kam fatin të jem babai yt Keisi Medini”, shkruan Sabiani në mesazhin e tij drejtuar së bijës tashmë 23-vjeçare.

Keisi Medini feston ditëlindjen, Sabiani emocionon me dedikimin e tij