Rita Ora përqafon qiellin, "fluturon" në 4,500 metra sipër tokës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2023, 14:25
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka sfiduar veten duke u hedhur me parashutë nga një lartësi prej 4,500 metrash.
Ajo mori pjesë në emisionin "Running Wild With Bear Grylls", dhe vizitoi Luginën e Zjarrit në Nevada.

Në videon e regjistruar pak para se të hipnin në aeroplan, parashutisti dëgjohet duke i thënë Ritës:
“Do të jetë ftohtë, do të jemi lart. Është minus 20 gradë atje lart”.
“O Zot”- ka thënë këngëtarja e frikësuar.

