Sipërmarrësi mediatik gjen dashurinë në moshën 92- vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2023, 14:40
Rupert Murdoch, biznesmeni i njohur 92-vjeçar ka vërtetuar shprehjen se "dashuria nuk njeh moshë".
Pas ndarjes së tij, disa muaj më parë nga gruaja e pestë, duket se manjati ka gjetur një dashuri të re.
Sipas mediave vendase, ai është parë duke shijuar diellin në jaht me një grua të quajtur Elena Zhukova.

Lidhja e fundit e Murdoch, ishte me 66-vjeçaren Anne Leslie Smith.
Marrëdhënia, e cila u përshkrua si një “dhuratë e Zotit” nga ai, përfundoi vetëm disa javë pas shpalljes së fejesës.
