FOTO/ Amir Rrahmani në “mesfushë” me Era Istrefin, dalin pamjet nga pushimet e çiftit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2023, 13:04
Pak javë më parë, është konfirmuar se këngëtarja Era Istrefi është në lidhje me futbollistin Amir Rrahmani.
Dyshja duket se po kalojnë shumë mirë së bashku, pasi edhe pak ditë më parë ata janë shfaqur publikisht teksa po shihnin nga tribuna “VIP” një garë të “Formula 1” në Itali.
Era ka ndarë në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Instagram” disa foto nga pushimet e saj në Napoli ku shoqërohet nga Amir Rrahman.
Në foton ku dallohet qartë trupi i Rrahmanit shquhet dhe një zinxhir me numrin 13, të cilin e mban ai në fanellë, ndërsa në dorë ai mban pijen freskuese, imazh i së cilës është vetë Era Istrefi.



