Osmani në Dragash: Keqkuptime reagimet për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka cilësuar keqkuptime reagimet në Maqedoninë e Veriut pas vizitës së Albin Kurtit në Tetovë. Madje ajo saktëson se flamuri i shqipërisë etnike ishte veprim i një pjesëmarrësi në tubim dhe jo e organizuar.

“Lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar... Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çka ka në dorë, por kjo është si parim. Natyrisht, nëse institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë ndonjë shqetësim, e vetmja kërkesë e jona si institucione të Republikës të Kosovës është që gjithçka të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut... Kjo besoj që është një keqkuptim i vogël, që kur kemi vullnet të dyja palët, siç e kemi dëshmuar gjithnjë, tejkalohet.

Osmani shprehu edhe nëj herë gatishmërinë për zgjidhjen e krizës në veri ndërsa shtoi se po punohet mbi realizimin e zgjedhjeve në katër komunat.

 “Serbia ka pasur njerëz të saj që kanë sulmuar ushtarët e NATOS-. Për këta njerëz ka dëshmi të sakta. Ata njerëz janë në video, dihet kush janë, disa prej tyre janë policë të Serbisë dhe nuk ka asnjë masë të vetme në raport me Serbinë për këtë agresion që ka kryer në raport me Kosovën dhe për dhunën që ka kryer në raport me NATO-n”,

Ajo më tej theksoi se masat e BE-së janë vendosur padrejtësisht ndaj Kosovës si rezultat fushatës dezinformuese.

 “. Sa i përket masave që padrejtësisht janë vendosur ndaj Kosovës si rezultat unë do të thosha edhe i një fushate dezinformuese masive kundër Kosovës, e cila ka rezultuar me një sërë masash të cilat akoma janë në fuqi”,

Gjatë vizitës në Dragash Osmani përsëriti thirrjen e saj që komuniteti ndërkombëtar të bëjë presion ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që të ndal presionin ndaj serbëve të Kosovës, dhe dhunën që përdoret nga strukturat ilegale në veri.