Tërmet në Kretë, i dyti ditën e sotme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2023, 15:28
Një tërmet me magnitudë 5 ballë ndodhi pak minuta më parë në Kretë. Lëkundjet me thellësi 10 km ishin 18 km nga Palalochoroa.
Ky është tërmeti i dytë i fortë këtë të diel, pasi në orën 07:49 ra një tërmet me magnitudë 5.1. Deri më tani nuk ka raportime fillestare për dëme apo viktima si pasojë e tërmetit.
Mund të duhen disa orë derisa autoritetet të kryejnë vlerësime gjithëpërfshirëse të dëmeve, veçanërisht në zonat e largëta.

