Në gjendje të dehur, serbi përplas me makinë një polic në veri të Kosovës, detajet e para

Një qytetar serb i cili po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit ka përplasur një polic në veri të Kosovës, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Zveçanit gjatë orëve të vona, mbrëmjen e së shtunës. Punonjësi i policisë ka pësuar lëndime në trup dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Mediat kosovare shkruajnë se autori i ngjarjes është arrestuar nga policia.