Të shtëna me armë në Prishtinë

Të shtëna armësh ka pasur në Prishtinë. Sipas njoftimit të policisë së Kosovës rreth orës 13:00 në rrugën "Xhevë Llavdrovci" kanë marrë informata për të shtëna me armë.

Policia e Kosovës njofton se deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi i policise se Kosoves:

“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.