Ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, Nasufi: Marrëveshja e Ohrit nuk është tabu
Ish-ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut Xhevdet Nasufi, shprehet se vendi nuk ka arritur të realizojë decentralizimin e plotë të parashikuar në kushtetutë. Madje si një nga hartuesit e marrëveshjes së Ohrit ai shton se edhe, pas 22 vitesh ky pakt i nënshkruar nuk u realizua tërësisht
“Ne kemi decentralizim territorial por akoma jemi larg decentralizimit që është një kompetentë shumë e rëndësishme e të drejtave, lirive, benefiteve të një kombi në një mes të caktuar siç është pushteti vendor. Njëkohësisht nuk mund të krenohemi për përfaqësimin e denjë apo të barabartë sepse për çështje madhore që kanë të bëjnë me shtetin përsëri vendimtarët janë maqedonasit, të cilët konsiderojnë se shteti është krejtësisht i tyre, dhe na lejojnë të themi aq sa ata mendojnë se duhet, dhe në këtë pikë ata janë unikë, kurse shqiptarët që nuk janë unikë, por janë divergjentë në aktivitetin e tyre për arsye edhe banale".
Madje ai pranon se ka pjesëmarrje të shqiptarëve në qeveri, por jo në vendimmarrje.
Tani te përfaqësimi ndoshta është absurde kur shohim se kemi një numër të madh ministrash, por komponentë formale e një barazie nuk mund të krahasohet me kompetenten përmbajtjesore, me përfaqësimin që është vendimmarrje në nivelet më të larta të shtetformimit apo vendimmarrjeve shtetërore, aty është shumë e rëndësishme që të kushtohet vëmendje edhe politika e brendshme”,
Për debatin mbi ndryshimet e kushtetutës kjo për përcaktimin e të drejtave të popullsisë Bullgare, Nasufi kërkon rregullimin edhe të disa ccështjeve mbi shqiptarët
“Marrëveshja e Ohrit nuk është tabu, Marrëveshja e Ohrit nuk është Kuran, Marrëveshja e Ohrit nuk është akt statik, jeta është shumë më e pasur, jeta është shumë më përmbajtjesore, shumë më e avancuar se një akt politik juridik siç është Marrëveshja e Ohrit. Prandaj është e pakuptueshme qe bashkë me ndryshimet kushtetuese qe i takon që bullgarët të përfshihen në preambulë, duhet të bëhen ndryshime edhe në pjesën që të precizohet shtetësia e shqiptarëve në Maqedoni në mënyrë më precize, në mënyrë më të thukët, në mënyrë më konkrete, bile për një periudhë”
Por kritika ai ka edhe mbi sjelljen e partive shqiptare
“Nuk mund t’ia lejojmë vullnetarizmit politik gjërat madhore kombëtare, kjo që veprohet tani është vullnetarizëm politik, dilet në fushata politike, deklarohet do ta bëjmë kryeministrin e parë shqiptar, do ta bëjmë planin e gjelbër, do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë atë, e nuk bëhet asgjë. Një parti del, një parti hyn, bile në planin kombëtar nuk kemi të institucionalizuar edhe veprimin partiak politik. Shumë parti, dy a tre në qeverisje, qeverisjet janë koalicione, qeverisjet janë ndëretnike, a dihet kur janë qeverisjet ndëretnike - qeverisjet janë ndëretnike kur ka probleme ndëretnike, vet fakti që qeverisin bashkë shqiptarët me maqedonasit dhe nuk bën ndryshe faktikisht dihet që ka probleme ndëretnike.