Mbrojtja e Thaçit: Nuk di nëse rusët po ndikojnë trupin gjykues, çështja nuk ka lidhje me trafiqet njerëzore
Në Gjykatën Speciale në Hagë avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka kërkuar nga trupi gjykues të deklarojë se çështja nuk ka lidhje me trafiqet e organeve njerëzore. Avokati ka sjellë në vëmendje disa citime të mediave të publikuara së fundmi duke i quajtur të pavërteta dhe se për këtë nuk ka asnjë akuzë.
“Nëse hetimi që ka të bëjë me trafikimin e organeve ka përfunduar, duhet që dikush në këtë godinë ta thotë këtë gjë, pra që nuk ka asgjë nga akuzat e ngritura kundër të akuzuarve të cilat i lidhin të akuzuarit me trafikimin e organeve. Nuk e di nëse rusët po përpiqen të ndikojnë këtë trup gjykues por pavarësisht qëllimeve të tyre, ata në mënyrë të vazhdueshme vazhdojnë të përpiqen që të thonë që zotërinjtë të cilët janë të akuzuar në këtë çështje gjyqësore janë të përfshirë në akuza për trafikimin e organeve, gjë e cila pa diskutim që nuk është e vërtetë".
Një tjetër padrejtësi, sipas avokatëve, është kërkesa për të gjetur dëshmimtarë të tjerë.
“E kuptoj që ZPS ka përdorur ndërmjetës në Kosovë për të gjetur dëshmitarë megjithatë kjo është ndërhyrje në procesin e drejtësisë nëse ka pjesëmarrje që inkurajon dikë që të gjejë katër dëshmitarë dhe të vinë të dëshmojnë kundër klientit tim, presidentit Hashim Thaçi. kjo ndërhyrje me çështje të drejtësisë”.
Lidhur me shqetësimet e mbrojtjes së Thaçit ka reaguar prokuroi Matt Halling. Sipas tij dëshmimtarët nuk kanë si temë çështje të trafikut të organeve.


