PAMJET/ Drejtuesja humbet kontrollin dhe përplaset me makinën e parkuar, mjetet shpërthejnë në flakë

Një aksident është regjistruar mbrëmë në Korçë, ku për pasojë dy makina kanë shpërthyer në flakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.08.2023, rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasja M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë. Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.