Vrau kunatin në vitin 2022, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë pasi ishte dënuar me burg në Itali

Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar "Infra Atlas" i cili po zhvillohet në disa shtete. Në kuadër të këtij operacioni ka rënë në pranga 30 vjecari G.GJ.

30 vjecari akuzohet për vrasjen e kunatit të tij. G.GJ është arrestuar në Lezhë dhe do ekstradohet drejt Italisë.

30 vjecari fshihej në vendin tonë pasi gjykata italiane e kishtë dënuar me burg. G.GJ për vrasjen e kunatit ne dhjetor te 2022 bashkëpunoi edhe me dy persona të tjerë.  

Njoftimi i policise:

DVP Lezhë/Bashkëpunim i vazhdueshëm me partnerët, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra penale të ndryshme.


Vijon në Lezhë, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Infra Atlas”, i cili po zhvillohet paralelisht në disa shtete dhe koordinohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.
Organizoi në dhjetor të vitit 2022, në Itali, vrasjen me mjet prerës, të bashkëshortit të motrës së tij, kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 30-vjeçari.


Për kryerjen e vrasjes, 30-vjeçari bashkëpunoi me 2 shtetas të tjerë.
Specialistët e strukturave hetimore dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të koordinuara me Interpol Tiranën dhe në bashkëpunim me partnerët italianë, kanë vijuar operacionin policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili po zhvillohet aktualisht në disa shtete dhe koordinohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion, me qëllim arrestimin e të gjithë shtetasve të implikuar në një vrasje të kryer në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022.


Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe ndërhyrjes së menjëhershme, profesionale, u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar G. Gj., 30 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.


30-vjeçari fshihej në vendin tonë, pasi autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasje. Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë.
Vijojnë procedurat, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.