EMRAT/ Lëviznin me mina me telekomandë në makinë, gjykata jep vendimin për xhaxhain dhe nipin

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg xhaxhain dhe nipin që u kapën dy ditë më parë duke lëvizur me mina në qytet.

Sipas informacioneve mësohet se në seancën e kësaj të shtune, prokurorja e çështjes e ka cilësuar të ligjshëm ndalimin e tyre dhe ka kërkuar arrestimin me burg për Fatjon dhe Ergys Gjonaj.

Këta dy shtetas janë arrestuar në hyrje të qytetit të Vlorës dy ditë më parë, pasi në makinën e tyre janë gjetur dy mina me telekomandë.