Shqiptarët në radhë në Qafë-Botë se do takohen komandatët e policisë shqiptare me ato të policisë greke
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2023, 13:50
Rradhë të gjata janë në pikën kufitare të Qafë Botës. Vonesat janë nga pala greke pasi po bën kontrolle të imtësishme të emigrantëve.
Nga ana e palës greke punohet vetëm me një sportel. Pala greke po punon vetëm me 1 sportel.
Kjo ka bërë që nga fluksi i madh i emigrantëve dhe pushuesve që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri të krijohet radhë kilometrike, teksa temperaturat janë relativisht të larta.
Ndërkohë që në pikën kufitare janë takuar komandantët e policisë shqiptare dhe asaj greke. Rradhe ka shkaktuar edhe ky takim i krereve te policise.
Takimi ka shkaktuar pakënaqësi si tek shqiptarët ashtu edhe tek grekët, për shkak të rradhës së gjatë.



