Anomali në furnizimin me energji, ndërpriten shërbimet në drejtoritë rajonale të transportit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se për shkak të një avarie është ndalur përkohësisht ofrimi i shërbimit në drejtoritë rajonale.

Përmes një njoftimi për shtyp, DPSHTRR njofton se për shkak të djegies së transformatorit të OSHEE-së pranë godinës së DPSHTRR-së, është shkaktuar anomali në sistemin e energjisë elektrike.

Kjo, sipas DPSHTRR-së, ka ndalur përkohësisht ofrimin e shërbimit në drejtoritë rajonale.

“Lutemi në mirëkuptimin tuaj ndërsa ekipet në terren po punojnë për ta rikthyer shërbimin”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.