EMRI/ Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në ambientet e spitalit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2023, 12:36
Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë garazheve në territorin e spitalit të Lushnjës.
Sybi Haruni i moshës 65-vjeçare, u gjet nga punojësit e spitalit, të cilët njoftuan menjëherë organet e policisë.
I divorcuar dhe me 1 fëmijë, i ndjeri prej kohësh jetonte si i pastrehë.
Hetimet nga policia shkencore dhe autopsia pritet të nxjerrin shkaqet e vdekjes.


