PAMJET/ Shkëndija elektrike shkrumbon 5 makina në Fier, flakët kërcënojnë dhe banesat  

Shkëndija elektrike e rënë në një makinë në lagjen “Apollonia” në Fier është bërë shkak për shkrumbimin edhe të katër mjeteve të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që tre prej tyre janë shkrumbuar totalisht dhe një tjetër është dëmtuar pjesërisht nga flakët.

Nga zjarri rrezikuan edhe banesat që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, ndërsa mbërritja në kohë e zjarrëfikësve izoloi vatrën e zjarrit, duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme të saj.

Pas shuarjes së zjarrit janë verifikuar edhe pamjet nga kamera nga vëzhgimi i të cilave u përjashtua mundësia e zjarrëvënies së qëllimshme.