Me tre tre urdhër-arreste, kapet 38-vjeçari në Itali, si ra në ‘duart’ e policisë

Policia italiane ka arrestur një shtetas shqiptar 38-vjeçar ndaj të cilit ishin lëshuar tre urdhër-arreste.

Sipas mediave italiane, gjatë shërbimeve të zakonshme në Autopalio, një patrullë e Policisë Rrugore të Sienës ka kontrolluar një furgon ku ndodheshin dy persona, një italian tashmë i njohur për policinë dhe një shtetas shqiptar, pa dokumente.

Dukej si një punë rutinë për punonjësit e policisë eksperte, të cilëve, megjithatë, diçka nuk u shkonte, aq sa menduan se ishte më mirë të hetonin më tej.

Të dy u shoqëruan, ndërsa edhe pse dha identitet të rremë, Policia zbuloi emrin e vërtetë të shqiptarit, që nuk është bërë me dije nga mediat italiane.