Lufta nuk i ndalon ukrainasit, për herë të parë që nga pushtimi rus, hapen plazhet në Odessa

Qyteti ukrainas Odessa për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus ka hapur disa plazhe.

Autoritetet kanë bërë me dije se Odessa, që është edhe baza më e madhe e Ukrainës sulmohet sistematikisht nga raketa dhe dronë, dhe zona e detit po ashtu. Në këtë mënyrë ata njoftojnë se plazhet do të ndalohen në momentin që do të ketë alarme për sulme ajrore.

Kujtojmë se në nisjen e luftës ruse, për sigurinë e qytetarëve u vendos që brigjet të mbyllen, por tashmë administrata civile dhe ushtarakeve morën vendim për lejimin e plazheve. Guvernatori Oleh Kiper, bëri me dije se plazhet do të mund të përdoren nga ora 08:00 deri në 20:00.

@rtvoranews

Lufta nuk i ndalon ukrainasit, për herë të parë që nga pushtimi rus, hapen plazhet në Odessa Qyteti ukrainas Odessa për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus ka hapur disa plazhe Autoritetet kanë bërë me dije se Odessa, që është edhe baza më e madhe e Ukrainës sulmohet sistematikisht nga raketa dhe dronë, dhe zona e detit po ashtu. Në këtë mënyrë ata njoftojnë se plazhet do të ndalohen në momentin që do të ketë alarme për sulme ajrore.

♬ original sound - Ora News