Fundoset varka me emigrantë në Kanalin e Suezit, 6 persona të mbytur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2023, 14:13
Është fundosur një varkë me emigrantë në Kanalin e Suezit. Si pasojë e fundosjes së varkës janë mbytur 6 persona.
Autoritetet franceze dhe britanike kanë shpëtuar 50 persona. Dy anije britanike dhe disa anije franceze janë përfshirë në një operacion kërkim-shpëtimi, tha një deklaratë nga Prefektura Detare e Francës.
Një helikopter francez u vendos gjithashtu në vendngjarje, si dhe një anije nga RNLI dhe një anije tjetër private britanike. Një numër njerëzish u panë duke u nxjerrë nga një varkë shpëtimi me barela në Dover, ndërsa nuk dihet shkalla e lëndimeve. RNLI tha se një ekuipazh i varkës së shpëtimit u nis pak para orës 04:00

