Bombardimet ruse në Kharkiv dhe Zaporizhia, dy persona humbin jetën

Një grua dhe një polic u vranë mëngjesin e sotëm nga bombardimet ruse në një vendbanim në rajonin Kharkiv në Ukrainën lindore dhe Zaporizhia në pjesën jugore të vendit, thanë zyrtarët ukrainas.

“Sot në mëngjes, rreth orës 5:10, armiku granatoi fshatin Kupiansk-Vuzlovi në provincën Kupiansk. Ndërtesa e apartamenteve është dëmtuar. Një grua 73-vjeçare u vra”, tha Oleh Sinekhubov, guvernatori i Kharkiv, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Në një sulm tjetër në Orihiv në rajonin e Zaporizhzhya, një polic u vra dhe 12 persona u plagosën, duke përfshirë katër policë, tha Ministri i Brendshëm Ihor Klimenko në një postim në Telegram.

Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte në mënyrë të pavarur këto raporte.