14-vjeçarja e humbur gjendet në kazermat e një baze ushtarake, marinsi akuzohet për abuzim se*sual
Një marins amerikan u arrestua në qershor me akuzat për abuzim seksual, pasi një vajzë 14 vjecare e humbur u gjet në kazermat e një baze ushtarake në Kaliforni. Policia ushtarake e gjeti adoleshenten me 28 qershor, më shumë se dy javë pasi gjyshja e saj e raportoi atë të zhdukur.
Nuk është zbuluar identiteti për mediat, as i marinsit të akuzuar por as i vajzës 14 vjecare. Marinsi gjithashtu përballet edhe me një akuzë që përfshin një incident të mëparshëm. Prokurorët ushtarakë e kanë akuzuar marinsin me akuza për sulm seksual ndaj një të mituri dhe shkelje të kufizimit të lirisë.
Gjyshja e vajzës raportoi zhdukjen e saj më 13 qershor pasi fëmija ishte larguar nga shtëpia katër ditë më parë. Gjyshja tha se vajza kishte ikur më parë, por gjithmonë kthehej në shtëpi shpejt.

