Përballja "Musk - Zuckenberg" shkakton debate në Itali
Ka shkaktuar debat politik, publik e mediatik lajmi se Elon Musk e Mark Zuckenberg si dy gladiatorë të epokës romake do të sfidohen me njëri- tjetrin në një arenë epike të historisë italiane.
Takimi do të mbahet në ditët e fundit të muajit gusht, do të transmetohet live në plataformat social të dy kolosëve të rrjeteve sociale e të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.
Do jetë një duel në artin marcial mes Elon Musk e Mark Zuckenberg.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë numri 1 i Twitter apo X sic quhet tani duke postuar informacionin se dueli mes tyre do të zhvillohet në stilin antik në Romë e live stream do të transmetohet në platformën X e Meta.
Do të jetë një "duel jo modern", shkruan ai duke informuar se ka biseduar me Kryeministren italiane Giorgia Meloni e me Ministrin e Kulturës Gennaro Sangiuliano.
"Do jetë një homazh për të shkuarën e të tashmen e Italisë e të ardhurat e këtij takimi do të shkojnë për Veteranët e për spitale pediatrike në Itali", thotë Musk, duke postuar menjëherë më pas tëeet-erin "Gladiatori".
Lajmin është konfirmuar dhe nga ministri italian i Kulturës duke përjashtuar mundësinë që vend takimi i këtij dueli të jetë Koloseu në Romë.
"Do të jetë një eventi i madh i evokimit të historisë. Të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar dy spitale pediatrike italiane e kërkimin shkencor në luftë kundër sëmundjeve".
Më 30 qershor Elon Musk kishte postuar informacionin se dueli do të mbahej në arenën e Koloseut, por mesa duket qeveria italiane ka kundërshtuar këtë opsion duke propozuar një tjetër arenë të njohur për historinë e këtij vendi.
Sipas kritikut të artit, e njëherësh nën sekretar në Minsitrinë e Kulturës Vittorio Sgarbi, dy miliarderët kanë ofruar 100 milionë euro, por nuk kanë munguar polemikat politike për këtë lajm.
"Nuk më intereson sa lekë japin, shprehen lideri i Partisë "Azione", Carlo Calenda. Gjej të papranueshme që pasuria kulturore italiane u jepet në dispozicion dy miliarderëve që këkojnë të sfidohen si dy adoleshentë."
Për Partinë Demokratike Italiane ky event është "një palacollëk".
Por dhe vetë brenda forcave të mazhorancës qeverisës duket se kjo ide tashmë e dakortësuar për t'u kryer, ka krijuar debate.
Maurizio Gasparri, nën kryetar i Dhomës së Senatit e eksponent i Forza Italia, ka kërkuar që pas këtij eventi dy miliaderët të kryejnë dhe borxhet e tyre në Agjensinë italiane të taksave, duke kujtuar polemikat e hershme se si rrjetet sociale nuk respektojnë rregullat fiskale të vendeve ku fitojnë cdo ditë.
Tashmë ajo c'ka opinioni publik italian pret është se ky do të mbahet ky duel mes "dy gladiatorëve" të social media. Në Arena të Veronës, në Pompei të Napolit, në Ostia Antike apo diku tjetër?







