Merr flakë në ecje makina në Gjirokastër, dyshohet se…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2023, 11:19
Policia e Gjirokastrës njofton se: Rreth orës 08:55, në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit – Delvinë”, në afërsi të tunelit të Skërficës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. B., banues në Sarandë.
"Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", thekson policia.
