VIDEO - Lajmi/ Policia publikon pamjet e ekzekutimit të 62-vjeçarit në Maliq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2023, 10:15
Ka përfunduar me ekzekutimin e 62-vjeçarit Ramiz Muçollari operacioni i Forcave RENEA, për neutralizimin e këtij të fundit që ka kundërshtuar me armë forcat e policisë pasi kishte tentuar të vriste djalin dhe gruan e tij.
Ngjarja ka nisur që mbërmjen e së premtes, kur policia është njoftuar për një konflikt në familje, ku kryefamiljari ka tentuar të vrasë djalin dhe bashkëshorten e tij.
Ndërkaq, pak orë pas përfundimit të operacionit, policia e Shtetit ka publikuar dhe pamjet e aksionit të RENEA-s.


