"Mrena" - Lumi B i këndon vetes këngën e re në 37-vjetorin e lindjes


Ditën e djeshme, për reperin kosovar, Lumi Berisha, i njohur si  Lumi B, ishte një ditë e veçantë, pasi festoi ditëlindjen e 37-të.

Teksa pritej të surprizohej nga të tjerët, ndodhi e kundërta.

Ai ka performuar në një klub nate, këngën e tij ende të papublikuar deri në ato çaste.

"Mrena" - mësohet se është kënga më e fundit e tij, një projekt ky i realizuar në bashkëpunim me mikun e tij më të mirë, reperin tjetër, Ledri Vula.