Ditë të vështrira për Robert De Niron, zbulohet shkaku i vdekjes së nipit 19- vjeçar

Kollosi i kinematografisë botërore Robert De Niro ka luajtur një sërë filmash dramatikë gjatë karrierës brilante të tij, duke u bërë një model shoqëror për dekada me radhë.
Kohët e fundit jeta e tij është kthyer në një tragjedi, që kur nipi i tij 19- vjeçar, Leandro De Niro ndërroi jetë.

Ajo që e bën më të trishtë këtë humbje, është fakti se i riu mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të drogës.

Lajmin e ka bërë të ditur mamaja e tij, Drina De Niro, e cila njoftoi në faqen e saj zyrtare, të rrjetit social, "Instagram", se djali i saj vdiq nga droga që dikush ia shiti.

Kreu i grupit mjekësor që bëri autopsinë e të riut zbuloi se Leandro vdiq nga një mbidozë e drogës, e përbërë nga fentanili, i cili mund të jetë deri në 50 herë më i fortë se heroina.
19- vjeçari u gjet i vdekur në një apartament në New York nga një prej miqve të tij muajin e kaluar, pasi u zhduk për disa ditë.

