"Më falni që ju zhgënjej"/ "Kurbeti" ndez betejën mes Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2023, 14:29
Personazhi i njohur i ekranit, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar.
Që nga nisja e romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri - tjetrin.
Ditën e djeshme moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj, në faqen e saj zyrtarë të rrjetit social "Instagram" bisedën mes saj dhe Dj Dagz.
Duket se dyshja i kanë shpallur betejë njëri-tjetrit për mënyrën se si shkruhet fjala ''kurbet'' në gjuhën shqipe.
Betejën e ka fituar Einxheli, ku dhe i ka kërkuar falje fansave të burrit të saj që i zhgënjeu.
"Më falni që ju zhgënjej juve që i jepni si gjithmonë të drejtë Dagzit. Këtë betejë gjuhësore e humbet", është shprehur ajo.


