"Nuk do të jem kurrë e njëjta"/ Plagosi me armë kolegen, reperi kanadez nuk i shpëton burgut
Një Gjykatë në Kanada vendosi dënimin me 10 vite burg të muzikantit Tory Lanez.
Ai u shpall fajtor për ngjarjen e vitit të kaluar për tre vepra penale të lidhura me të shtënat me armë që shkaktuan dhe plagosjen në këmbë të këngëtares, Megan Thee Stallion.

Reperi në fjalë, emri ligjor i të cilit është Daystar Peterson, u dënua me vendim të formës së prerë këtë të martë me 10 vite burg për plagosje, ndërsa ai është mbajtur gjatë kësaj kohe i izoluar në qeli që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Duket se dëshmia e së hënës, që viktima Megan Thee Stallion ka dhënë përmes një letre drejtuar togave të zeza ka qenë fatale për artistin, ndërsa vetë këngëtarja mësohet se ka thënë se goditja me armë zjarri kishte shkaktuar pasoja të rënda mendore tek ajo.
“Që kur jam qëlluar me armë nga i pandehuri, nuk kam përjetuar asnjë ditë paqeje”, tha ajo në një deklaratë me shkrim që u lexua në gjykatë.
"Po shërohem dhe do kthehem, por nuk do të jem kurrë e njëjta", thotë ndër të tjera në letrën e saj këngëtarja Megan Thee Stallion.

