Tendenca/ Rritet numri i meshkujve që bëjnë brotoks, arsyeja është e pabesueshme

Filmi me i ri "Barbie" duket se ka ndikuar jo vetëm tek fëmijët.

Fraza "Hi Barbie” vazhdon të dëgjohet nga çdo lloj moshe.

Por duket se nuk janë vetëm gratë ato të cilat ndihen të përfaqësuara nga "Barbie".

Një fenomen i çuditshëm është vënë re pas promovimit të filmit me të njëjtin titull pak javë më parë, ku së fundmi fitime kanë shënuar dhe kompanitë kozmetike dhe qendrat e ndërhyrjeve plastike, ku janë shtuar operacionet jo vetëm tek femrat, por tashmë edhe tek meshkujt.

Por çfarë është brotoksi?

Burrat kanë kryer gjithmonë trajtime me botoks, por tani janë shtuar aq shumë në numër, sa mund të guxojmë dhe të përmendim një fjalë të re – brotoks (nga bro – djalë/shok dhe botoks).

Sipas Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastikë, shuma e parave që burrat shpenzojnë për trajtimet me botoks është rritur 400% që nga viti 2000.

Duket se industria e e bukurisë ka arritur një pikë që po has probleme për t’i bërë gratë të ndihen të pasigurta për pamjen e tyre, kështu që e ka kthyer vëmendjen te burrat.

Tendenca/ Rritet numri i meshkujve që bëjnë brotoks, arsyeja