"Gruaja ia ka nxjerrë valixhen te shkalla''- Komenti epik i Olti Currit për djalin në foton e Alesia Bamit

 

Alesia Bami vijon të jetë një nga personazhet më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Kjo pasi ditën e djeshme ajo ndau për ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi nga pushimet e saj në plazh, ku në sy bien linjat e saj trupore.

Por në një ndër foto e publikuara shfaqet gjithashtu edhe një djalë, i cili ia ka "ngulur" sytë Alesias, duke harruar vajzën që kishte në krah.

Kaq ka mjaftuar që të tërheqë vëmendjen e kritikut të VIP-ave shqiptarë, Olti Curri, të cilit nuk i ka shpëtuar ky detaj, të cilin më pas do ta postonte edhe në faqen e tij në rrjetin social "Instagram".

"Gruaja ia ka nxjerrë valixhen te shkalla''- Komenti epik i

Dhe siç ndodh gjithmonë në këto raste, pamjet do të shoqëroheshin edhe me një koment epik nga ana e tij.

"Ishalla e ka zënë gjumi tek shkallët e hotelit këtë të shkretin, se gruaja ja ka nxjerrë valixhen te dera, nuk e diskutoj"- ka shkruajtur Olti duke e shoqëruar me foton e saj.

"Gruaja ia ka nxjerrë valixhen te shkalla''- Komenti epik i