Shuhet në moshën 80-vjeçare legjenda e "The Band", Robbie Robertson

Muzika botërore ka mësuar shuarjen e një tjetër ylli këtë të mërkurë.


Robbie Robertson, kitaristi dhe kompozitori i grupit kanadezo-amerikan "The Band", ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare.



Lajmi i kobshëm u bë me dije nga menaxheri i tij, i cili nëpërmjet një deklarate njoftoi se Robertson i cili nuk ia doli në betejën e tij me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej vitesh.

Shuhet në moshën 80-vjeçare legjenda e "The Band",
Robbie Robertson do të mbahet mend për tekstet e këngëve legjendare të grupit ku ai ishte pjesë, si: "The weight" dhe "The Night They Drove Old Dixie Down".