U konfliktua me dy shtetas dhe kundërshtoi me dhunë policinë, arrestohet 26 vjeçari në Bulqizë

Ertigen Alla ka rënë në prangat e policisë pasi po konfliktohej me dy shtetas. 26 vjecari po konfliktohej me B.C 41 vjec dhe O.V 35 vjec, për motive të dobëta sipas policisë.

Më pas Alla ka kundërshtuar me forcë efektivët e policisë, me këta të fundit që e kanë arrestuar.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policise: 

 

Bulqizë

U konfliktua fizikisht me dy shtetas dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë vihet në pranga 26-vjeçari.

Procedohen penalisht edhe dy shtetasit që u konfliktuan me 26- vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në qendër të qytetit Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultar se:

Shtetasi E.A, 26 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasit B.Ç., 41 vjeç dhe O.V., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariat palët në konflikt, dhe gjatë shoqërimit shtetasi E.A, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë .

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, shtetasi E.A., është arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit B.Ç., dhe O.V., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” .

Sqarojmë se pamjet e bëra publike dje në disa media dhe rrjete sociale, i përkisnin këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme