PAMJET-EKSKLUZIVE/ Përplasen dy makina, shembet përdhe policja e patrullës në Vorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2023, 11:09
Një punonjëse policie ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë.
Inspektorja A. Sh., (e planëzuar në shërbim), është dërguar me urgjencë në spital, për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:

Ne foto: Policja shembet pertoka nga aksidenti i dy makinave
Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



