VIDEO/ Big Mama "e djeg" në dasëm/ Me daulle në dorë "ia ndez" dhëndrit

"Kallma cigaren" është një nga këngët më të preferuar në dasmat shqiptare.

dhe në kuadër të koreografisë së improvizuar të kësaj kënge, zakonisht, dhëndri i kërkon nuses që t'ia ndezë cigaren.

Por kjo nuk ka ndodhur në dasmën ku ishte dje këngëtarja Big Mama.

Kjo e fundit njihet për humorin e saj ka postuar video të ndryshme nga një dasëm ku ajo ka qenë e ftuar ditën e djeshme, ku në njërën prej tyre shfaqet plot humor duke mos e lënë nusen t'ia ndezë cigaren dhëndrit.

VIDEO/ Big Mama "e djeg" në dasëm/ Me daulle në

E në një tjetër video, Big Mama shfaqet më energjike se kurrë, duke qëndruar mes daullexhinjve dhe duke kënduar, por edhe duke i rënë vetë lodrës.