Konturimi i mollëzave në diell, trendi viral i TikTok-ut që nuk duhet ta provoni sipas ekspertëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2023, 22:28
Trendi i fundit që ka pushtuar TikTok-un, kërkon që ju të përdorni krem kundër diellit për t'u nxirë vetëm në pjesë të caktuara të fytyrës.
Zona të tjera, si zona pak poshtë mollëzave tuaja, do të nxihen nga dielli, duke krijuar një nuancë tërheqëse që nuk do të hiqet me pastruesin e make-up-it dhe zgjat gjithë ditën dhe natën.
Megjithatë, ju këshillojmë të mos e provoni. Rrezatimi diellor është shkaku numër një i plakjes së lëkurës dhe aplikimi i shpeshtë i kremrave kundër diellit është thelbësor.
Një pudër në një ngjyrë më të errët se lëkura juaj do t'ju japë të njëjtin efekt - ose edhe më të mirë - hijezues, pa vënë në rrezik shëndetin dhe lëkurën tuaj.
