Luizi ndez atmosferën me tupan në dasem, Kiara i bën video

Çifti i njohur Luizi dhe Kiara po e shijojnë romancën e tyre pas daljes nga ‘Big Brother Albania’.

Së fundi ishin të ftuar mysafir tek një dasem nga familja e Luizin, ku ishte edhe nena e tij.

Tek një video shihet këngëtari duke luajtur me tupan, teksa Kiara i bën video, ku e gjithë salla është në valle.

Ky gjest nga çifti simpatik ka tërhequr vëmendjen e fansave duke e komplimentuar tej mase.