Papa Françesku: Kisha e hapur për të gjithë përfshirë LGBT, por ka rregulla

Papa Françesku: Kisha e hapur për të gjithë

Papa Francesku përsëriti qëndrimin se Kisha Katolike është e hapur për të gjithë përfshirë edhe komunitetin Homoseksual, por brenda kornizës së rregullave të saj. Këtë mesazh Ati i shenjtë e përcolli gjatë kthimit në Vatikan nga Portugalia, ku mori pjesë në kremtimin e ditës Botërore të Rinisë

Papa Françesku thotë se  Kisha Katolike është e hapur për të gjithë, përfshirë komunitetin homoseksual, dhe se ka për detyrë t'i shoqërojë ata në një rrugë personale të spiritualitetit, por brenda kornizës së rregullave të saj!
Teksa ktheheshin me avion nga Portugalia në Itali,  një gazetar i kujtoi Atit të Shenjë se gjatë udhëtimit ai tha se Kisha ishte e hapur për "të gjithë, të gjithë, të gjithë" dhe e pyeti nëse nuk ishte jokoherente që disa, si gratë dhe homoseksualët, nuk kishin të njëjtat të drejta dhe nuk mund të merrnin disa sakramente.

Kjo ishte një referencë e dukshme për gratë që nuk lejohen të bëhen priftërinj nëpërmjet sakramentit të Urdhrave të Shenjtë dhe çifteve të të njëjtit seks nuk lejohen të lidhin martesë, gjë që është gjithashtu një sakrament.

"Kisha është e hapur për të gjithë, por ka ligje që rregullojnë jetën brenda kishës," u përgjigj Papa

Ata nuk mund të marrin pjesë në disa sakramente. Kjo nuk do të thotë se ajo është e mbyllur. Secili person takohet me Zotin në mënyrën e vet brenda Kishës," tha ai.

Ati i shenjtë tha më tej se shërbëtorët në Kishë duhej t'i shoqëronin të gjithë njerëzit, përfshirë ata që nuk ishin në përputhje me rregullat, me durimin dhe dashurinë e një nëne.

Kisha mëson se gratë nuk mund të bëhen priftërinj, sepse Jezusi zgjodhi vetëm burrat si apostuj të tij.

Kisha nuk lejon martesën e të njëjtit seks, por Papa Françesku mbështet legjislacionin civil që u jep të drejta çifteve të të njëjtit seks në fusha të tilla si pensionet, sigurimet shëndetësore dhe trashëgimia.

Që nga fillimi i papatit të tij, Françesku është përpjekur ta bëjë Kishën më mikpritëse dhe më pak dënuese, duke përfshirë anëtarët e komunitetit LGBT, por pa ndryshuar mësimet që i nxisin ata me tërheqje ndaj të njëjtit seks të jenë të dëlirë.

Në mbyllje të aktivteteve për ditën Botërore të Risisë mbajtur në Lisbonë, ku morën pjesë mbi 1.5 milion persona Kreu i Kishës Katolike u bëri thirrje të rinjve të mos i humbin shpresat për një botë më të mirë

Në kthim drejt Vatikanit Papa 86-vjeçar u shfaq në formë të mirë pas operacionit që kreu në qershor