“Shiko plaka, bredh andej-këtej”/ Marjana Kondi i përgjigjet Robert Ndrenikës: Ta rregulloj unë ty...

Marjana Kondi është ndër aktoret shqiptare më aktive në rrjetet sociale, sa i përket brezit të saj.

Së fundmi në rrjete sociale nuk kanë munguar dhe komentet me aktorin e mirënjohur Robert Ndrenika dhe batutat e tij pikante.

Këtë herë pas një foto të publikuar nga artistja Marjana Kondi, e cila shihet e buzëqeshur teksa ndodhet pranë “Fontana di Trevi” në kryeqytetin e Italisë, në Romë.

“Të bekuar jemi të gjithë”, shkruan ajo.

Ndrenika i bën komentin epik: “Shiko shiko plaka, bredh andej këndej”.

Por aktorja i përgjigjet Ndrenikës po me batutë: “Ore mos më thuaj plakë, ta rregulloj unë qejfin ty”, shkruan Marjana.