Raporti i policisë në korrik: 705 të arrestuar në 1 muaj, shkatërrohen 7 grupe kriminale

Korriku ka qenë një muaj i nxehtë jo vetëm për shkak të temperaturave, por edhe  për operacionet policore të zhvilluara.

705 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, nga 119 operacione të zhvilluar gjatë këtij muaji.

Në raportin e publikuar nga policia theksohet se është bërë i mundur shkatërrimi i 7 grupeve kriminale, të akuzuar për krime të renda kundër personit, duke u sekuestruar arsenale armesh, sasi të konsiderueshëm lëndësh narkotike, si edhe mjete te tjera për te kryer krimin.

Nder te tjera shtohet se vetëm 34 operacione ka qene te dedikuara për goditjen e kultivimit te bimëve narkotike ne 7 qarqe te ndryshme të vendit.

Ne raportin shoqërues shtohet se ne baze te këtyre operacioneve janë asgjësuar mijëra fidanë dhe bime kanabisi si dhe janë sekuestruar 33 armeve zjarri, përfshirë këtu edhe 1 mitraloz., si edhe rreth 2,5 kg kokainë.

14 operacione te tjera janë finalizuar ne goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare te cilat rezultuan ne sekuestrimin e pasurisë se paluajtshme me vlere 10 milion euro.

Mes të arrestuarve një numër të madh zënë shoferët që janë kapur të dehur në timon,  apo ata të cilët lëviznin pa leje drejtimi. Numri it ë cilëve arrin në 251.