Shkrumbohet “Benz”-i në Qafë-Thanë, ja çfarë dyshohet nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2023, 10:36
65-vjeçari N.Gjoka i ka shpëtuar paq djegies së “Benz”-it.
Në orët e para të mëngjesit, mjeti i tipit ‘Benz’ është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Thanë-Përrenjas.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një masë elektrike në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët.
Drejtuesi i mjetit N. Gjoka 65 vjeç nga Durrësi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shpëtuar nga dëmtimet.
Është bërë e mundur fikja e flakëve nga zjarrfikësit e Përrenjasit, sikurse larja e rrugës pasi prania e vajit mund të shkaktojë të tjera aksidentet në këtë zonë.
Policia gjithashtu nisi hetimet rreth kësaj ngjarje për të zbardhur shkaqet e të djegies së mjetit.




