Protestë për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së: Mos ekstradoni Dritan Goxhaj, persekutim i hapur për të gjithë shqiptarët
Një protestë kundër ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj drejt Hagës u zhvillua mesditën e së dielës në Sheshin Skëndebej.
Protesta e thirrur nga Shoqata ‘Krahët e Shqiponjës”, e cilëson arrestim e Goxhajt si të jashtëligjshëm, pasi procesi që po zhvillohet në Hagë nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me Kosovën.
Edhe pse të paktë në numër mes protestuesve kishte edhe bashkëluftëtarë nga Kosova të Goxhajt
Valbona Branja, u bëri thirrje organizatave të UÇK në Kosovë, që të lënë mënjanë interesat monetare, por të organizohen në protesta masive në mbrojtje të Dritan Goxhajt.
Dritan Goxhaj, ndodhet në qeli pas urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me Seli në Hagë.
Ish luftëtari i UÇK do të qëndrojë në qeli për 40 ditë në pritje të vendimit të Gjykatës nëse do të pranojë ta ekstradojë apo jo.
Goxhaj akuzohet për “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Kosovës.
Kosova miratoi në vitin 2015 ngritjen e gjykatës Speciale, për gjykimin e dyshimeve për krime lufte
Mes personave të arrestuar dhe të cilët po presimin edhe vendimin e togave të zeza janë edhe ish drejtuesit e luftës dhe shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi i, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
