Analiza e zgjedhjeve, Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka! Ja vendimet që do miratohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbledh sot Këshillin Kombëtar, ndërsa pritet të miratohen disa vendime që kanë të bëjnë me analizën për zgjedhjet e 14 majit.

Gjate fjales se tij, Berisha theksoi se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka!

“Këto zgjedhje ishin më të pabarabartat në histori, pasi Edi Rama refuzoi regjistrimin e kryetarit të koalicionit opozitar.

Këto zgjedhje ishin më të pabarabartat në historinë e pluralizmit, pasi partia kryesore e opozitës, nuk pati asnjë anëtar në komisionet e votimit dhe numërimit të votave.

Këto zgjedhje ishin zgjedhjet më të pabarabartat, pasi PD me 61 kandidatët e saj në mbarë vendin, pati zero financime nga buxheti i shtetit, përkundrejt 1.2 milionë euro që mori paterica e Ramës, Brava-Alibasha me 12 kandidatë.

Por, para se të kalojmë në aspekte të tjera të farsës zgjedhore, unë këtu para jush u them demokratëve dhe mbarë shqiptarëve se mjafton kjo pabarazi ekstreme për të cilën fola më sipër, që çdo proces zgjedhor të shndërrohet në një farsë elektorale.

Rezultati nuk duhet dhe nuk mund të pranohet kurrë.

Ua them këtë këtu, sepse unë dhe ju, ndeshemi rëndom me pyetjen: këta na i vjedhin, po ne çfarë bëjmë?

Ua them këtu sepse rëndom, për fatin më të keq, janë jo të paktë ata, të cilët pranojnë fitoren kallp si fitore të vërtetë.

Edhe njëherë u them, mjafton dhunimi i këtyre kritereve për të asgjësuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Në këtë farsë, pabarazia ekstreme, që unë u ndala më sipër, është vetëm njëri aspekt.

Dy makineri gjigante funksionuan gjatë kësaj farse elektorale sa kurrë ndonjëherë për shkatërrimin e zgjedhjeve dhe blerjen e votave. Njëra ishte blerja e votës. kësaj here, siç jeni dëshmitar, pasi e shpalli Kodin Zgjedhor si kinezëri, Edi Rama përdori zarfin me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë.

Përveç kësaj, shpalli rritjen e rrogave për 187 mijë punonjës.

Pra, me vendim zyrtar, kreu i ekzekutivit preku haptas, publikisht 867 mijë votues. Me para.

Nuk ishte vetëm kjo. Në kontekst të blerjes publike të votës, u shtuan në ndihmën ekonomike me dhjetëra mijëra qytetarë. Vetëm në rrethin e Peshkopisë, Belinda Balluku mori dhe shpërndau për të blerë votat nga buxheti i shtetit 400 milionë lekë për personat me aftësi ndryshe. Në gjithë Shqipërinë, kjo faturë shkon në miliarda lekë.

Për të blerë votën publikisht, u përdorën mijëra leje ndërtimi, leje legalizimi dhe licenca. Të gjitha këto në shkelje flagrante të Kodit Elektoral dhe Kodit të Venecias.

Për të blerë votën u shpenzuan qindra milionë euro në asfalt elektoral, zhavorr elektoral, tubacione elektorale.

Paraja nën dorë u përdor sa asnjëherë më parë. Nisur nga partia e Tom Doshit, paraja nën dorë, ka pasur një efekt të tmerrshëm toksik mbi votën”, u shpreh Sali Berisha.

Berisha në vijim theksoi se këto zgjedhje ishin më të pabarabartat në histori!

Dhe si të tilla, Berisha deklaroi se rezultati i 14 majit nuk duhet dhe nuk mund të pranohet kurrë.

“Këto zgjedhje ishin më të pabarabartat në histori, pasi Edi Rama refuzoi regjistrimin e kryetarit të koalicionit opozitar.

Këto zgjedhje ishin më të pabarabartat në historinë e pluralizmit, pasi partia kryesore e opozitës, nuk pati asnjë anëtar në komisionet e votimit dhe numërimit të votave.

Këto zgjedhje ishin zgjedhjet më të pabarabartat, pasi PD me 61 kandidatët e saj në mbarë vendin, pati zero financime nga buxheti i shtetit, përkundrejt 1.2 milionë euro që mori paterica e Ramës, Brava-Alibasha me 12 kandidatë.

Por, para se të kalojmë në aspekte të tjera të farsës zgjedhore, unë këtu para jush u them demokratëve dhe mbarë shqiptarëve se mjafton kjo pabarazi ekstreme për të cilën fola më sipër, që çdo proces zgjedhor të shndërrohet në një farsë elektorale.

Rezultati nuk duhet dhe nuk mund të pranohet kurrë. Ua them këtë këtu, sepse unë dhe ju, ndeshemi rëndom me pyetjen: këta na i vjedhin, po ne çfarë bëjmë?

Ua them këtu sepse rëndom, për fatin më të keq, janë jo të paktë ata, të cilët pranojnë fitoren kallp si fitore të vërtetë.

Edhe njëherë u them, mjafton dhunimi i këtyre kritereve për të asgjësuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Në këtë farsë, pabarazia ekstreme, që unë u ndala më sipër, është vetëm njëri aspekt.

Dy makineri gjigante funksionuan gjatë kësaj farse elektorale sa kurrë ndonjëherë për shkatërrimin e zgjedhjeve dhe blerjen e votave. Njëra ishte blerja e votës. kësaj here, siç jeni dëshmitar, pasi e shpalli Kodin Zgjedhor si kinezëri, Edi Rama përdori zarfin me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë.

Përveç kësaj, shpalli rritjen e rrogave për 187 mijë punonjës.

Pra, me vendim zyrtar, kreu i ekzekutivit preku haptas, publikisht 867 mijë votues. Me para.

Nuk ishte vetëm kjo. Në kontekst të blerjes publike të votës, u shtuan në ndihmën ekonomike me dhjetëra mijëra qytetarë. Vetëm në rrethin e Peshkopisë, Belinda Balluku mori dhe shpërndau për të blerë votat nga buxheti i shtetit 400 milionë lekë për personat me aftësi ndryshe. Në gjithë Shqipërinë, kjo faturë shkon në miliarda lekë.

Për të blerë votën publikisht, u përdorën mijëra leje ndërtimi, leje legalizimi dhe licenca. Të gjitha këto në shkelje flagrante të Kodit Elektoral dhe Kodit të Venecias.

Për të blerë votën u shpenzuan qindra milionë euro në asfalt elektoral, zhavorr elektoral, tubacione elektorale.

Paraja nën dorë u përdor sa asnjëherë më parë. Nisur nga partia e Tom Doshit, paraja nën dorë, ka pasur një efekt të tmerrshëm toksik mbi votën”, u shpreh Sali Berisha.

Po ashtu, lideri historik i demokratëve theksoi se ata që mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar.

“Vlera e votës, çmimi i votës në qendrat ku duhej përmbytur rezultati, arriti deri në 600 euro.

Në blerjen e votave, qeveria angazhoi me dhjetëra dhe qindra biznese, duke iu ngarkuar bizneseve në patronazh, qendra votimi.

Sikundër, mobilizoi të gjitha klanet e drogës me favore dhe ato derdhën sasi të mëdha parash në këtë proces.

Tani, miqtë e mi, të gjithë ata të cilët mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, për fat të keq mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar.

Unë u shtroj atyre pyetjen: cili ishte efekti mbi votën i 50-mijë lekëshit te 638 mijë pensionistë? Cili ishte efekti mbi votën i rritjes së rrogave në mes të fushatës te 183 mijë punonjës? Cili ishte efekti te votën i miliarda lekëve të shpërndara për ndihmë ekonomike, për aftësira të kufizuara dhe qëllime të tjera? cili ishte efekti mbi votën i mijëra e mijëra lejeve ndërtimi dhe legalizimeve?

E them këtë sepse ju, unë dhe të gjithë ne së bashku, takojmë çdo ditë edhe demokratë, që pa asnjë të keq, i fitoi thonë.

Nuk fitoi, përkundrazi i grabiti dhe nuk ka mëkat më të madh se sa të përligjësh një farsë zgjedhore. Të dokumentuar si të tillë.

Ishte vetëm kjo? Jo, kjo është njëra shtyllë. Kjo është industria e blerjes së votës.

Por e dyta, është makineria gjigante e shtetit elektoral, që ishte më agresive se asnjëherë tjetër ndaj zgjedhësve shqiptarë.

Ata të cilët, që i njohin fitoren Edi Ramës, u shtroj një pyetje: çfarë zgjedhjesh janë ato kur një gjigant përdor të gjithë potencialin e shtetit, në një kohë kur një parti politike në anën tjetër nuk ka një qindarkë financimi? Në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën, Edi Rama shndërroi shtetin në makineri gjigante elektorale.

Administrata e shndërruar në një polici politike ushtroi terror në mbarë Shqipërinë ndaj zgjedhësve shqiptarë. Terrorizuan gjer në kërcënim me jetë të votuesve, në mënyrë që t’i detyrojnë të votojnë për PS-në.

E vërteta është se bandat u përdorën si faktor përcaktues në një mori qytetesh, për të diktuar rezultatin që donte Edi Rama.

Edi Rama, në bashkëpunim me drejtësinë dhe policinë, bëri gjithçka për mobilizimin e bandave. I nxori nga burgjet, i kërcënoi me mandatet e Interpolit që i kërkonte, bllokoi hetimet.

Operacioni ‘Metamorfoza’ është i regjistruar më 15 janar, por Pëllumb Gjoka nuk duhej të prekej se duhej të vendoste Velipojën nën pushtim.

Bajri doli nga burgu dhe të tjerët u mblodhën vetëm për të diktuar rezultatin në Shkodër. Ata të cilët besojnë apo mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, në një mënyrë ose në një tjetër pranojnë, legjitimojnë rolin e krimit të organizuar në votën e shqiptarëve dhe fatin e tyre. Të gjitha këto janë të dokumentuar në raport.”, tha Berisha.

Vendimet 

Procesi i konsultimit me strukturat dhe i analizës së zgjedhjeve vendore të 14 majit do të nisë më 12 gusht dhe do të mbyllet në fund të muajt të shtatorit, pra do të zgjasë rreth 40 ditë.

Në fund të këtij procesi, çdo degë do të dërgojë fizikisht dhe në formë elektronike përfundimet e analizës sipas formatit të përcaktuar pranë sekretariatit organizativ.

Kujtojme që pak dite më parë Kryesia mori  vendimin për nisjen e analizës së brendshme dhe thirrjen e Këshillit Kombëtar.

1. Nisjen e procesit të konsultimit dhe të analizës së zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 në të gjitha nivelet e strukturave për çdo degë të PDSH;

2. Procesi do të drejtohet nga Grupet e Punës, përbërja e të cilëve miratohet nga Kryesia e PDSH dhe i komunikohet degës nga Sekretari për Organizimin,

Analiza e zgjedhjeve, Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Me Edi

3. Grupi i Punës identifikon, sipas nevojës, edhe persona të tjerë të cilët do ta ndihmojnë atë në plotësimin e kërkesave të Udhëzimit përkatës. Përbërja e Grupit të Punës që do të mbikqyrë procesin e konsultimit dhe analizës në nivel Qarku dhe dege, përcaktohet në udhëzimin përkatës;

Analiza e zgjedhjeve, Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Me Edi

4. Procesi i konsultimit me strukturat dhe i analizës së zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 do të nisë në datën 20 gusht 2023 e do të mbyllet deri në fund të muajit shtator.

5. Ne fund te ketij procesi, çdo dege do te dergoje fizikisht dhe ne forme elektronike përfundimet e analizës sipas formatia te përcaktuar në udhëzim, prane sekretariatit organizativ 6. Ngarkohet Sekretari ergjithshem, Sekretari Onnizativ, Drejtuesit Politike Qarqeve dhe Degét Partisë, për ndjekjen dhe zbatimin e ketij vendimi.